Dhunohet politikania gjermane, ngjarja rrit shqetësimet në prag të zgjedhjeve në BE
Një politikane e njohur në Berlin u sulmua fizikisht në mënyrë të dhunshme, duke marrë dëmtime në kokë dhe në qafë.
Bëhet fjalë për episodin më të fundit të sulmeve ndaj zyrtarëve të zgjedhur, që ka ngritur shqetësimet mbi rritjen e dhunës politike në Gjermani.
Frankciska Gifej, zyrtare e lartë përgjegjëse për ekonominë, ish-kryebashkiake dhe ish-ministre federale u sulmua gjatë një eventi në një bibliotekë të Berlinit, nga një person që iu afrua nga pas dhe e goditi me mjete të forta.
Gifej u dërgua në spital dhe mori trajtime për lëndimet në kokë dhe qafë. Prokurorët e kryeqytetit gjerman kanë deklaruar se e kanë identifikuar autorin e dyshuar të agresionit, por nuk dhanë detaje mbi identitetin e tij.
Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Vegner dënoi ngjarjen.
“Kushdo që sulmon politikanët sulmon demokracinë. Ne nuk do ta tolerojmë këtë, por do të kundërshtojmë të gjitha format e dhunës, urrejtjes, agjitacionit dhe do të mbrojmë demokracinë tonë”, deklaroi Vegner.
Vetë politikania e dhunuar e cilësoi sulmin si një “tejkalim të kufijve që ne si shoqëri duhet ta kundërshtojmë”.
Një seri sulmesh të verifikuara së fundmi ka rritur tensionet politike në Gjermani, ku atmosfera është tashmë e ethshme në prag të zgjedhjeve euro-parlamentare, ku partitë e ekstremit të djathtë në mbarë BE-në pritet të fitojnë terren.
LEXONI GJITHASHTU:
21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë