Paralajmërimi i Presidentit të SHBA për armët, ministri izraelit: Hamasi e do Biden!

9 Maj 2024 | 15:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi gjatë ditës së sotme se do të ndalojë shitjet e armëve sulmuese ndaj Izraelit, nëse kryeministri Benjamin Netanyahu vijon planin për një pushtim të plotë të Rafahut.

Sipas mediave të huaja, lidhur me deklaratat e Biden kanë ardhur disa reagime të ashpra nga e djathta ekstreme e politikës izraelite.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ shkroi ‘Hamasi e do Biden’.

Kujtojmë se Izraeli ka filluar ato që i përshkroi si operacione “të synuara” në pjesët lindore të qytetit.

Organizatat e ndihmës humanitare dhe OKB-ja kanë paralajmëruar për katastrofën humanitare që do të shoqërojë çdo veprim të mëtejshëm në Rafah.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë

Masud është detyruar që të shesë pajisjet shtëpiake në mënyrë që të mbijetojë në mes të krizës së thellë ekonomike në Iran. Fushata bombarduese e...
22:20 | 04/06/2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

Tridhjetë e shtatë vjet kanë kaluar që nga nata midis 3 dhe 4 qershorit 1989, kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze mori urdhër të qëllonte mbi...
22:01 | 04/06/2026

Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit. Teherani po refuzon...
21:22 | 04/06/2026