Sherri fizik Luca-Boçi, Bardhi: Dhuna nuk është alternativë për askënd

30 Mars 2021 | 22:19

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi tha se një biznesmen, të cilin nuk e përmendi me emër, ka përftuar prona publike pa asnjë garë dhe në shkelje të ligjit duke shfrytëzuar lidhjet politike me Taulant Ballën dhe kryeministrin Edi Rama.

Ai madje theksoi se ka qenë vetë kryeministri i vendit që ka marrë pjesë në inaugurimin e një ndërtese pa leje, të ndërtuar nga ky individ në Përrenjas.

“Miqësia politike me Taulant Ballën dhe Edi Ramën ka bërë që ky individ të marrë pa asnjë garë çdo pronë publike në shkelje të ligjit në Elbasan. Edi Rama ka inauguruar një ndërtesë të ndërtuar nga ky individ në Përrenjas pa leje. Ka shkuar për të inauguruar fillimet e punimeve, që është një ndërtim pa leje. Kanë qenë ndërhyrja mbi prokurorinë e Elbasanit që kjo çështje ende nuk ka shkuar në Gjykatë”, tha ai.

Përballë gazetares Ilva Tare, z. Bardhi tha se nëse fiton PD më 25 prill, personat që kanë abuzuar me pasuritë publike në Elbasan do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Unë s’përmenda kurrë grushte. Unë nuk jam njeri i grushteve, unë jam njeri i ligjit.  I vetmi paralajmërim që unë bëj dhe që do jetë realitet pas  25 prillit është: Cilido që gjatë këtyre tetë viteve, përfshire Edi Rëmën, Taulant Ballën  dhe Gjergj Lucën dhe disa Gjergj Luca të tjerë, që kanë përftuar pasuri publike në kundërshtim me ligjin do të përballën me ligjin”, tha ai.

I pyetur për sherrin fizik mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidati për deputet në Elbasan të PD Luçiano Boçi, z. Bardhi tha se aktet e dhunës nuk i shërbejnë askujt.

“Unë nuk kam parë ndonjë sjellje të kandidatit të PD, ka patur një konflikt fizik, mes dy individëve, të cilin do kisha dëshirë që të ishte shmangur dhe e kamë thënë se dhuna nuk është asnjëherë alternativë për askënd”, theksoi Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021