Kishte mbushur furgonin e mallrave me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari

10 Maj 2024 | 12:52

Një 32 vjeçar, banues në Tiranë, u arrestua mëngjesin e të premtes nga policia e Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, pasi po transportonte emigrant të paligjshëm.

Në furgonin e drejtuar prej tij u gjetën 30 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët ai po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026