Holanda skualifikohet nga Eurovizioni, shkak një incident në prapaskenë
Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga Eurovizioni pas një incidenti në prapaskenë.
Performuesi u skualifikua nga gara pasi një anëtar i produksionit bëri një denoncim për kërcënim në policinë suedeze, raporton BBC.
Në një deklaratë, organizatorët e konkursit thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte konkursin” ndërkohë që procesi ligjor është në vazhdim.
“Ne kemi një politikë zero tolerance për sjellje të papërshtatshme ndaj punonjësve tanë. Sjellja e tij ka tejkaluar normën”, u njoftua.
Klein ishte ndër favoritët për të fituar me këngën e tij “Europapa”.
Transmetuesi publik holandez AVROTROS tha se ishin “tronditur” nga deklarata e zyrtarit të EBU.
“Ne jemi njoftuar për përjashtimin, por dënimin e konsiderojmë joproporcional. Na vjen shumë keq dhe do të sqarojmë më vonë”, kanë thënë ata.
Portali nu.nl shkruan se u bë e qartë për publikun se diçka e çuditshme po ndodhte gjatë provës për finalen – Jost duhej të ishte i pesti në radhë, por Holand u anashkalua.
Më vonë doli se Jost nuk u lejua as të merrte pjesë në gjyqin e jurisë, i cili mbart rreth gjysmën e pikëve.
Asnjëherë në 68 vitet e Eurovision Song Contest asnjë vend nuk është tërhequr apo skualifikuar gjatë festivalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër