Protestë me arkivole në Milano, sindikatat kërkojnë nga qeveria të mbrojë punëtorët
Protestues në Milano të Italisë e mbushën sheshin e qytetit me 100 arkivole prej kartoni, që përfaqësonin punëtorët e vdekur në detyrë. Protesta ishte organizuar nga një sindikatë, që i kërkoi qeverisë të bëjë më shumë për mbrojtjen e punëtorëve.
“Sot në Lombardi kemi vendosur 172 arkivole, që është numri i punëtorëve, burrave dhe grave, që kanë humbur jetën në detyrë në këtë rajon gjatë vitit 2023. Nëse e mendoni, që nga fillimi i vitit 2024 kemi deri në 41 persona që kanë vdekur në ambientet e punës dhe besoj se kjo është e papranueshme”, tha Enrico Vezza, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës Italiane të Punës.
Fushata e sindikatës titullohet “Zero Vdekje”. Një shenjë në qendër të sheshit tregoi numrin e vdekjeve për punëtorët e vrarë në punë që prej 2018-s, me pikun që u arrit dy vjet më vonë, me 1.709 raste.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.