Raporti i DASH për Shqipërinë, mosndëshkimi i zyrtarëve dhe korrupsioni mbeten problem

31 Mars 2021 | 08:04

Mosndëshkimi i zyrtarëve dhe korrupsioni vijojnë të mbeten problem serioz për Shqipërinë.  Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2020 thuhet se ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme.

Gjatë vitit 2020, thuhet në raport, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.

Sipas të dhënave, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Tek shembujt përfshihet  një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge. Edhe pse Kushtetuta ka parashikuar një gjyqësor të pavarur, presioni politik dhe korrupsioni ka ndikuar edhe ne një gjykimin e drejtë.

Sipas DASH, citon ‘Zëri i Amerikës’, seancat gjyqësore nuk ishin të hapura për publikun. Gjatë vitit 2020 qeveria dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin edhe tek media, duke ushtruar presion politik dhe ekonomik ose duke përdorur  kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.

Raporti përmend ngjarjen e 8 dhjetorit në Tiranë, kur Policia e Shtetit vrau me armë zjarri Klodjan Rashën pasi ishte në shkelje të orës policore për COVID-19.

Mosndëshkimi për veprimet e jashtëligjshme të policisë, thuhet në raport, mbetet një problem, megjithëse qeveria bëri përpjekje më të mëdha për ta trajtuar atë.

Në raport thuhet se kushtet e këqija fizike dhe mungesa e kujdesit mjekësor, veçanërisht për shëndetin mendor, ishin probleme serioze, po ashtu edhe korrupsioni në burgje. Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase, thuhet në raport. Me tej citohet se Pronarët e bizneseve përdorën lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre tek partitë politike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026