KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia

31 Mars 2021 | 12:25

Me 10 vota pro dhe 1 kundër Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Inspektoratit të lartë të Drejtësisë. Sipas kësaj kërkese, Memia nuk bëri asnjë veprim për të kundërshtuar lirimin e cilësuar te padrejtë të Hekuran Billës.

Ky i fundit u lirua me vendim të gjyqtares, Enkelejda Hoxha, tashmë e arrestuar për korrupsion. Sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e prokurorit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë dhe cenimin e besimit te qytetareve tek ky sistem.

Pas lirimit nga burgu, Hekuran Billa u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 11 qershorit të vitit të kaluar brenda automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi autorët e dyshuar Sebastian Mali, nipin e Prelë Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006 dhe Viktor Marku, vëllai i viktimës.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 25-vjeçarja Adjola Lakra, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026