Infeksionisti Arben Pilaca: Imuniteti ndaj COVID-19 arrihet 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës

31 Mars 2021 | 10:05

Arben Pilaca, mjek infeksionist tha për Euronews Albania se imuniteti nga vaksinat anti-COVID mendohet të arrihet nga 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë të saj.

Teksa e cilësoi procesin e vaksinimit me çfarëdolloj vaksine si shumë të rëndësishëm dhe të vetmen mënyrë për të shkëputur zinxhirin e infektimeve, mjeku u shpreh se asnjë vaksinë nuk është e sigurt 100 për qind ndaj mbrojtja duhet të vazhdojë nga secili individ.

“Deri tani studimet kanë treguar se pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, duhen porritur 2-3 javë të tjera për të parë nëse trupi ka prodhuar antitrupa në mënyrë që të arrihet imuniteti.

Vaksinat kanë tre elemente: e para teknologjia e prodhimit dhe kushtet e ruajtjes, e dyta sigurua e saj, efektet anësore sa më pak të mundshme dhe e treta efektshmëria. Asnjë vaksinë nuk është e sigurt 100 për qind ndaj mbrojtja duhet të vazhdojë edhe pas vaksinimit”, tha mjeku.

Sipas tij nga procesi vaksinimi vetëm përftime mund të kemi, sidomos nisur nga fakti që jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme pandemie.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026