Ekspozita “copash” në Tiranë/ Pikturat e artistes Pllana shfaqen në “Naan Gallery”

12 Maj 2024 | 20:11

“Copash” është ekspozita e artistes së talentuar Greta Pllana që ka hapur dyert në “Naan Gallery” në Tiranë.

Me kuratore Ajola Xoxa, ekspozita është konceptuar si një ceremoni tregimtare, ku objektet e përditshme e krejt të rëndomta, marrin kuptime të reja simbolike

“Copash” është ekspozita e artistes së talentuar Greta Pllana që ka hapur dyert në “Naan Gallery” në Tiranë.

Në këto piktura artistja Greta Pllana thellohet në sjelljet normative patriarkale të ngulitura në ceremonitë tradicionale të martesës, duke zbuluar sesi këto rite, ashtu në heshtje por pa u vënë në diskutim, nënvizojnë nënshtrimin e gruas në shoqërinë tonë. Me kuratore Ajola Xoxa, ekspozita është konceptuar si një ceremoni tregimtare, ku objektet e përditshme e krejt të rëndomta, si tavlla e duhanit apo gota, marrin kuptime të reja simbolike

Gota e pijes për shembull, shpesh e dedikuar për “alkool për burrat”, ndërsa për gratë mban pije “më të buta”, më “femërore”, edhe pse në dukje thjesht një ripërsëritje e zakonit, përforcon sërish rolet gjinore.

Piktura e Pllanës eksploron momente intime të jetës private, si për shembull kur një nuse “i dorëzohet” burrit të saj të ardhshëm, shpesh përmes marrëveshjeve familjare, pa e pyetur çiftin.

Më tej, ekspozita përfshin disa portrete, shpesh me buzëqeshjen tipike të fotografisë perfekte…, por të gjithë janë të vendosur krah luleve të gjembaçit.

Ekspozita inkurajon shikuesit të analizojnë jo vetëm mjeshtërinë artistike, por strukturat e rrënjosura thellë shoqërore që ai pasqyron.

Galeria Naan është e hapur nga e hëna në të shtunë deri më datë 30 Maj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026

Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global

Këngëtarja kanadeze Celine Dion vazhdon rikthimin e saj të shumëpritur në skenën muzikore me njoftimin e një kënge të re në gjuhën frënge, e cila...
17:54 | 23/06/2026

Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë

Shkrimtari i njohur Ben Blushi është nderuar me çmimin special si “Autori i Vitit” për romanin e tij “Jam Mysliman”, në Panairin e Librit në...
19:57 | 21/06/2026