“Na lidhin shumë gjëra me Greqinë”, Idrizi: Ligji i luftës, çështja që Rama hapi
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Athinë ku zhvilloi takime me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania ai theksoi se Rama nuk shkoi të bënte një vizitë zyrtare por u takua me bashkëkombësit e vet, ndërsa shtoi se momenti mori shumë rëndësi.
Mes tjerash ai tha se Rama hapi çështjen e ligjit të luftës, që është një andikap që ne duhet të fillojmë dialogun me Greqinë.
“Të gjitha ato që tha Rama janë fakte të njohura. Rama nuk shkoi të bënte një vizitë zyrtare por u takua me bashkëkombësit e vet. Momenti mori shumë rëndësi. Bëhet fjalë për një vizitë me diasporën shqiptare. Rama sot artikuloi ato gjëra që janë të njohura, që janë çështje të interesi kombëtar me Shqipërinë.
Rama hapi çështjen e ligjit të luftës, që është një andikap që ne duhet të fillojmë dialogun me Greqinë, sigurisht dhe çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, çështja e shqiptarëve dhe shumë të tjera. Kemi një fqinj që na lidhin shumë gjëra bashkë, por shumë herë Shqipëria dhe shqiptarët për hir të marrëdhënieve të mira, gjithmonë kemi heshtur për agjendën shqiptare. Interesi kombëtar i Shqipërisë, sa herë që bëhet fjalë për Greqinë kalon në disa çështje që janë themelore, siç është çështja e ligjit të luftës, çështja e të drejtave të shqiptarëve dhe të tjerave”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit