Erdogan: Netanyahu do ta bënte xheloz Hitlerin me metodat e tij gjenocidale
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka arritur një nivel me metoda gjenocidale që do ta bënin xheloz edhe Hitlerin.
“A është e mundur të vëzhgosh atë që Izraeli i ka bërë popullit të Gazës për muaj të tërë dhe të shohësh se është legjitime që Izraeli të bombardojë spitalet, të vrasë fëmijë, të shtypë civilët dhe të dënojë njerëzit e pafajshëm me uri, etje dhe mungesë ilaçesh me pretekste të ndryshme Çfarë bëri Hitleri në të kaluarën ai shtypi dhe vrau njerëzit në kampet e përqendrimit”, tha Erdogan në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”.
Ndërkohë, Izraeli vazhdoi sulmet e tij në Jabalia dhe predha ranë në qendër të kampit të refugjatëve të qytetit, ndërsa sulmet ajrore shkatërrojnë shtëpi, raporton Guardian.
Tanket po përparojnë drejt zemrës së kampit, më i madhi nga tetë kampet historike të refugjatëve të Gazës, sipas Reuters. Trupat izraelite thuhet se detyruan qindra palestinezë të vendosur në strehimore të largohen. Al Jazeera Arabic raportoi se forcat izraelite po qëllonin mbi ambulancat që përpiqeshin të arrinin njerëzit e plagosur, ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën zonat e banuara të mbushura me njerëz në kampin e refugjatëve. Aeroplanët izraelitë po bombardojnë bllokun 2 dhe bllokun 4 të kampit, tha agjencia.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu