Korrupsioni në Kosovë, DASH: Zyrtarë të pandëshkuar, kërcënime ndaj gazetarëve
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2020, ku në pjesën për Kosovën përmend disa nga problemet më të rëndësishme, përfshirë kufizimet e padrejta ndaj mediave, ku hynin dhuna ose kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve, korrupsioni dhe mosndëshkimi në qeveri, sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose bashkësive të tjera.
Në raport thuhet se Qeveria ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarë që kryen abuzime të të drejtave të njeriut, por nganjëherë i mungonte vazhdimësia.
Shumë funksionarë në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan për raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose që vepronin pa u ndëshkuar.
Shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të jenë në pozita në sektorin publik, thuhet më tej në raportin për Kosovën.
Ndër të tjera, thuhet se raporte të besueshme këmbëngulën se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias.
Problemet e financimit gjithashtu kërcënuan pavarësinë e medias dhe se gazetarët hasën vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike.
Po ashtu thuhet se OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare aludojnë për dështime të shumta nga sistemi gjyqësor për të ndjekur penalisht korrupsionin, duke vërejtur se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan në padi dhe se dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë të shpallur fajtorë për korrupsion ishte shpesh i butë.
Lexoni gjithashtu:
Raporti i DASH për Shqipërinë, mosndëshkimi i zyrtarëve dhe korrupsioni mbeten problem
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës