Zgjedhje në BE/ Ndikimi rus kërkon destabilizimin e procesit demokratik në Europë
Nga data 6 deri në 9 qershor qytetarët e Bashkimit Europian do zgjedhin parlamentin e ri. Por gjatë fushatës zgjedhore janë raportuar mjaft raste që tregojnë për ndërhyrjet e Rusisë në fushatë, kryesisht më anë të deziformimit në media dhe rrejte sociale.
Në muajt e fundit para zgjedhjeve evropiane, ka pasur shumë raste publike të ndërhyrjes së jashtme. Shqetësimet po rriten sepse aktorë të huaj si Rusia apo Kina mund të përpiqen të destabilizojnë procesin demokratik në Europë, në qershor, muajin në të cilin janë zgjedhjet.
Rastet publike të ndërhyrjes së huaj kanë qenë me drejtim rus: nga ndalimi i lartë i sinjalit GPS, deri tek shpërblimet pro-Kremlin për politikanët në Bruksel dhe një faqe interneti e rreme që kërkonte nga ushtarët francezë të rekrutoheshin në invazionin aktual në Ukrainë.
Për t’u kundërpërgjigjur organizata si Shërbimi Diplomatik i Bashkimit Evropian
janë duke u përpjekur për të zbuluar dhe parandaluar këto ndërhyrje.
Një tjetër mënyrë për të parandaluar është dhe politika më transparente te qeverive përkatëse.
Ndërkohë zyrtarët e inteligjencës i dinë kërcënimet, të gjithë ranë dakord se është jashtëzakonisht e vështirë të vlerësohet ndikimi i ndërhyrjes ruse ose të huaja të tjera në zgjedhje, por edhe në besimet e publikut më të gjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut