Rusia: Kemi zmbrapsur një sulm masiv të Ukrainës mbi Krime

15 Maj 2024 | 11:52

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvozhayev, tha se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Edhe më herët, kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Gadishullin ukrainas të Krimesë nuk kanë raportuar për viktima nga sulmet e fundit.

Ndërkaq, banorët lokalë thanë për kanalin ASTRA në Telegram se rreth “20 raketa” u përdorën gjatë sulmeve të Ukrainës.

Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Pretendimet e Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Në javët e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, teksa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë

Masud është detyruar që të shesë pajisjet shtëpiake në mënyrë që të mbijetojë në mes të krizës së thellë ekonomike në Iran. Fushata bombarduese e...
22:20 | 04/06/2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

Tridhjetë e shtatë vjet kanë kaluar që nga nata midis 3 dhe 4 qershorit 1989, kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze mori urdhër të qëllonte mbi...
22:01 | 04/06/2026

Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit. Teherani po refuzon...
21:22 | 04/06/2026