Nga Sali Lushaj te Adriana Kalaja, të proceduarit për protestën para Bashkisë Tiranë

15 Maj 2024 | 14:02

Një person është shpallur në kërkim nga uniformat blu të kryeqytetit dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht, lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga opozita para Bashkisë së Tiranës.

Sipas burimeve për Euronews Albania, mësohet se personi i shpallur në kërkim ka hedhur mbi 5 shishe molotov në drejtim të godinës së bashkisë.

Po ashtu bëhet me dije se mbi 10 personat e proceduar penalisht akuzohen për veprat penale ‘kundërshtim të punonjësve të policisë’, ‘prishje të qetësisë publike’ dhe për ‘akte dhune’ para Bashkisë.

Euronews Albania ka mësuar emrat e këtyre personave, të cilët janë Dardan Bardhi, Rubin Dashi, Alfred Pllumbi, Klodjan Bajrami, Sali Lushaj, Sokol Bushkolaj, Sokol Bushkolaj, Gazmend Sallaku, Besart Xhaferri, Eljan Kaja, Tedi Blushi, Klevis Balliu, Adriana Kalaja.

Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në bashkëpunim me Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë kanë organizuar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi sipas tyre është i përfshirë në korrupsion.

Gjatë protestave nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026