Bimë e fara kanabisi, arrestohen babë e bir në Krujë. Policia: Dyshohet se…

16 Maj 2024 | 11:03

Dy shtetas, babë e bir, kanë rënë në prangat e Policisë në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se këtë shtetas dyshohet se kanë përshtatur disa vende për kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrolleve në fshatin Brret, u gjetën 30 bimë narkotike kanabis dhe 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Krujë-Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, pas një hetimi njëmujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka finalizuar operacionin e koduar “Cover”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 32 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Brret. Gjatë kontrollit në një pjesë të pyllëzuar të fshatit Brret, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026