Tentoi të trafikonte 53,3 kg kanabis në RMV, Prokuroria kërkon burg për 46-vjeçarin

9 Maj 2024 | 14:07

Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për 46-vjeçarin Elton Grabocka, i cili u kap disa ditë më parë teksa tentonte të trafikonte një sasi lënde narkotike drejt Maqedonisë së Veriut, përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Vokswagen”, të drejtuar nga 46-vjeçari në pjesën ku vendosen këmbët, poshtë sediljes së parë, nga ana e drejtuesit të automjetit u gjet e përshtatur një depozitë/vend, brenda së cilës ndodheshin 11 pako të mbështjella me qese plastmasi, brenda së cilave gjendej një sasi bime e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoi në pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako të tjera”, bën me dije prokuroria.

Në total, në automjetin e drejtuar nga shtetasi Elton Grabocka u gjetën 51 pako me mbështjellje plastike të tejdukshme, të cilat kishin në brendësinë e tyre material bimor në gjendje të thatë, me erë dhe karakteristika të ngjashme me ato të bimës narkotike të llojit Cannabis Sativa me një peshë totale 53.332 kilogramë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026