Turistët e huaj preferojnë Korçën dhe eksplorimet në natyrë, të befasuar nga çmimet

6 Maj 2024 | 16:14

Periudha e pranverës është gjithmonë e favorshme për turistët që duan të eksplorojnë natyrën shqiptarë. Gjatë fundjavës, Korça duket e pushtuar nga turistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët pjesë të vizitave të qyteteve ballkanike kishin bërë edhe juglindjen e vendit tonë.

Përveç natyrës, ata shijojnë shumë ushqimin tradicional të zonave të Korçës, Dardhës dhe Voskopojës. Të gjithë shprehen se çmimet janë shumë të lira dhe për këtë arsye ata premtojnë se do të rikthehen sërish.

“Vij nga Austria, në fakt kam ardhur me biçikletë nga Mali i Zi, shkova në Kosovë pastaj u ktheva në Shqipëri. Me pëlqen shume natyra edhe pse në moshën 85 vjeçare po shijoj” rininë “time dhe tani do iki në Strugë në Maqedoni.”

“Kam qenë duke ngarë biçikletën prej vitesh, vendosa të vij prap në Shqipëri këtë herë me biçikletë. Qëndrova disa ditë në Greqi, më pas Maqedoni e tani erdhëm në Korçë. Na pëlqen shumë, çmimet për ne janë të lira”.

“Vijmë nga Gjermania, është hera e dytë në Shqipëri. Ishim Tiranë, në Butrint, në Durrës e tani në Korçë. Gjithçka duket fantastike”.

“Jam nga Mainz i Gjermanisë. Kam dy ditë në Korçë, gjëja më e mirë është birra. Çmimet janë fantastike”.

“Kemi bërë një xhiro nëpër Shqipëri. E duam Shqipërinë, vijmë nga Italia, nga Torino dhe shpresojmë të vijmë përsëri”

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 4 muajve të parë të këtij viti qytetet e juglindjes së vendit janë vizituar nga më shumë se 50.000 turistë të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026