Rama: Pas të moshuarve, radhën e vaksinimit e kanë vajzat e gratë e fasonerive

31 Mars 2021 | 16:54

Pas përfundimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70 vjeç, do të fillojë vaksinimi i vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama gjatë një vizite që zhvilloi në një fasoneri në qytetin e Shkodrës.

“Edhe një gjë tjetër dua t’ju them që sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70 vjeç e lart do të zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive. Vajzat dhe gratë, burrat kismet…kismet”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama nga sheshi ‘Skënderbej’ pak ditë më parë teksa ndoqi nga afër procesin e nisjes vaksinimit masiv u shpreh optimist se brenda muajit maj, gjysmë milionë shqiptarë do të jenë vaksinuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026