Nga Doqja te vëllezërit Bami e klani Duka, zbardhen urdhër-arrestet e SPAK

17 Maj 2024 | 09:17

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e sotme me urdhër të SPAK në disa qytete të vendit.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se janë lëshuar 43 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, të dyshuar si të përfshirë në vrasje.

Mësohet se kontrolle nga Policia dhe forcat RENEA janë zhvilluar në Tiranë, Durrës, Shijak, Nikël, Vlorë dhe Shkodër.

Janë kontrolluar banesat e klanit Duka, që njihen si rivalë të Ervis Martinajt. Janë lëshuar urdhër-arreste për ta e për Avdylajt në Shijak, për Durim dhe Valter Bamin.

Po ashtu në Vlorë është kontrolluar banesa e Fatmir Hysenit, i njohur me nofkën ‘Doqe’, i cili dyshohet për vrasjen e Santjago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026