Humbi jetën 22-vjeçari shqiptar, publikohen pamjet e aksidentit në Greqi (VIDEO)

17 Maj 2024 | 11:54

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Nea Eritrea në Greqi, ku viktimë ka mbetur një shtetas shqiptar 22-vjeçar.

Mediat vendase kanë publikuar pamjet e momentit të aksidentit dhe bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Angjele Saliu nga Cërriku, por me banim në Nea Eritrea.

Ai ka qenë duke drejtuar motorin me targa IPK-0166 në rrugën “Harilaou Trikoupi”, kur rreth orës 00.30 është përplasur me një automjet të drejtuar nga 63-vjeçari grek Konstantino Ioannou.

Si pasojë e plagëve të marra 22-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për të parë videon klikoni KËTU.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026