Aksident i rëndë në Greqi, vdes 22-vjeçari shqiptar pas përplasjes me motor

17 Maj 2024 | 10:56

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Nea Eritrea në Greqi, ku viktimë ka mbetur një shtetas shqiptar 22-vjeçar.

Mediat vendase raportojnë se viktima është shtetasi Angjele Saliu nga Cërriku, por me banim në Nea Eritrea.

Ai ka qenë duke drejtuar motorin me targa IPK-0166 në rrugën “Harilaou Trikoupi”, kur rreth orës 00.30 është përplasur me një automjet të drejtuar nga 63-vjeçari grek Konstantino Ioannou.

Si pasojë e plagëve të marra 22-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026