Kryeministri sllovak rëndë, i nënshtrohet ndërhyrjes së katërt kirurgjike

17 Maj 2024 | 16:34

Kryeministri sllovak Robert Fico iu nënshtrua një tjetër operacioni, i katërti që pas atentatit në dëm të tij më herët gjatë javës dhe mbetet në gjendje serioze.

Lajmin e ka komunikuar për mediat zëvendës kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak.

Fico, 59 vjeç, u qëllua disa herë më armë zjarri të mërkurën, teksa përshëndeste mbështetësit e tij pas një takimi të kabinetit, në qytetin e vogël Handlova.

Ngjarja tronditi vendin dhe mbarë Evropën. Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj Estok deklaroi gjatë një konference shtypi se atentati ndaj Fico kishte qenë i motivuar politikisht.

Estok tha se i dyshuari, një shkrimtar 71-vjeçar, ishte një “ujk i vetmuar” dhe nuk i përkiste asnjë partie politike, por më parë kishte marrë pjesë në disa protesta anti-qeveritare.

Ministri nuk saktësoi llojin e motiveve, por fajësoi edhe organet mediatike dhe opozitën për sulmin e armatosur ndaj shefit të tij.

Fico ka qenë prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki e më gjerë. Kthimi i tij në pushtet vitin e kaluar me një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane solli shqetësim në radhët e BE-së dhe NATO-s, se ai do të braktiste kursin pro-perëndimor të vendit.

Në fillim të luftës në Ukrainë, Sllovakia ishte një nga mbështetëset kryesore të Kievit. Por me rimarrjen e detyrës, në mandatin e katërt si kryeministër, Fico ndaloi menjëherë ndihmat me armatime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026