Tentoi të kalonte në Malin e Zi me drogë me vete, arrestohet 34-vjeçari në Muriqan
Një 34-vjeçar ka rënë në pranga në pikën kufijtare të Shqipërisë me Malin e Zi, në Muriqan, pasi është kapur me kanabis me vete.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe cëlulari i të dyshuarit.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
PKK Muriqan-Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)