Maturantët rikthehen në shkollë, po studentët? Eugena Tomini përgjigjet për Euronews Albania
Eugena Tomini, zv.ministre e Shëndetësisë, një një intervistë për Euronews Albania tha se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e maturantëve në shkolla lidhet me faktin se ka pasur një trend në rënie sa i takon pandemisë COVID-19.
Ajo theksoi se përveç tendencës në ulje është vënë re se masat shtërnguese të marra deri tani kanë dhënë efektin e tyre.
Imunizimi apo vaksinimi i popullatës, pavarësisht se është grupmoshë e rritur, ka qenë një indikator tjetër i cili ka çuar në lehtësimin e masave kufizuese, siç u shpreh dhe Tomini.
Pse nuk ka një ndryshim të masave aktuale nëse është trendi i të prekurve me COVID-19? – pyeti gazetarja Çifligu.
Sipas zv. ministres së Shëndetësisë, masat nuk mund të lehtësohen sepse nëse situata njeh një përvijim në rritje atëherë do të ktheheshim sërish hapa mbrapa sa i takon menaxhimit të pandemisë.
“Është shumë e rëndësishme të përvijojmë duke pasur një ndërgjegjësim të lartë, duke pasur shërbim spitalor, dhe tepër e rëndësishme kjo, përkundrejt popullatës në kohën e duhur por dhe evidentimin e rasteve në kohë. Prandaj masat merren në mënyrë të përshkallëzuar dhe qëndrojnë në masa lehtësuese në mënyrë të ngadalshme, jo në mënyrë të menjëhershme,” – u shpreh Tomini.
Ndërkaq sa i takon dhe rikthimit të studentëve në auditorë, Tomini tha se është duke u bërë një vlerësim i vazhdueshëm për këtë grupmoshë, por ende nuk është marrë një vendim i caktuar.
Monitorimet në grumbullimet e fushatës, ishte një tjetër çështje që gazetarja Çifligu diskutoi me zv. ministren e Shëndetësisë, e cila tha se ka grupe të posaçme që inspektojnë mosrespektimin e protokollit të sigurisë anti-COVID dhe thyerjen e ligjit.
“Monitorimi dhe vlerësimi i tyre është duke u bërë por sigurisht që në mënyrë administrative, gjobvenia përkundrejt strukturave politike që nuk respektojnë masat e vendosura, absolutisht që nuk mund të tolerohet,” – tha Tomini.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi