“Martinaj e Ndoka bashkë për të eliminuar…” Gazetarja: Aleanca e grupeve kriminale

18 Maj 2024 | 21:45

Temë e emisionit Revieë në Euroneës Albania këtë të shtunë ishte operacioni i ndërmarrë nga SPAK, ku u goditën 7 nga grupe më të fuqishme kriminale në Shqipëri dhe ku u sekuestruan disa milionë euro para të thata, por dhe pasuri të tjera.

E ftuar në studio, gazetarja Gildona Daci zbuloi dhe aleancat mes grupeve kriminale për të eliminuar njëri tjetrin.

Ajo tha se grupi i Ervis Martinaj, bashkëpunoi me grupin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka për të goditur kundërshtarët e tyre respektivisht Leonard Duka dhe Durim Bami.

Duka ishte armiku i Martinaj pas konflikteve për lojërat e fatit, ndërkohë që Ndoka dyshonte se Durim Bami ka marrë pjesë në eliminimin e të vëllait, ndaj sipas gazetares ai kërkonte ta eliminonte.

“Ajo që bie në sy është bashkëpunimi i ish-grupit të Ervis Martinaj dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Bashkëpunimi u bë për të goditur rivalët. Por kush janë rivalët? Durim Bami dhe Leonard Duka. Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë qenë miq shumë të ngushtë, u përplasën për çështjen e lojërave të fatit duke u kthyer në armiq të përbetuar. Kjo luftë bëri që të vriteshin të gjithë miqtë e Ervis Martinaj dhe të zhdukej pa lënë gjurmë ky i fundit, ku nuk kemi një njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur me të. Në një moment aleancës Martinaj, Ndoka i bashkohet dhe Emiljano Shullazi dhe Avdylajt e Shijakut. Nga ana tjetër kemi aleancën e Leonard Dukës, Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit. Kjo aleancë e grupeve kriminale u bë për të kryer eliminimin e njëri-tjetrit. Arben Ndoka ishte i interesuar të eiminonte Durim Bamin, pasi jo zyrtarisht ai ka qenë i përfolur për vrasjen e vëllait të tij.  Nga ana tjetër kemi përplasjen mes Durim Bamit dhe Mariklen Hakës, ku pasi kanë bashkëpunuar tani janë prishur me njëri tjerin”, tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026