“Kush e ka radhën?”- Gazetari: SPAK goditi boshtin më të fuqishëm të krimit shqiptar

18 Maj 2024 | 20:49

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte operacioni i ndërmarrë nga SPAK, ku u goditën 7 nga grupe më të fuqishme kriminale në Shqipëri dhe ku u sekuestruan disa milionë euro para të thata, por dhe pasuri të tjera.

I ftuar në emision, gazetari i kronikës, Ferdinand Dervishi, e cilësoi operacionin e SPAK të mirë, pasi goditi majën e krimit shqiptar. Sipas tij, Prokuroia e Posaçme i dha me këtë operacion një goditje boshtit të krimit shqiptar që ndodhet në aksin Tiranë-Fushë-Krujë-Durrës.

Dervishi tha se tashmë kanë mbetur vetëm disa personazhe në Fier dhe Vlorë, për të përmbyllur goditjen e kupolës së krimit në Shqipëri.

“Është goditur linja më e fuqishme krimit shqiptar aktual, Tiranë-Fushë-Krujë- Durrës. Janë goditur Poja, Troplini, Avdylajt, Durim Bami dhe grupi i Niklës, Plaurent Dervishaj. Nuk është pak, atje ku është, iu shtua akuza nuk vjen dot më në Shqipëri. Krimi kur mbyllet në burg, apo kur ikën jashtë shtetit, nuk ka më atë fuqi kur ai është aty në këmbë, i pa kërkuar nga askush dhe i lirë. E humb avash avash fuqinë. Unë si gazetar, pas goditjes dhe të Bajrave në Shkodër, nuk shof më ndonjë gjë të madhe në Shqipëri. Shof ca tipa nga Fieri dhe Vlora, nuk e di radhën kur do u vejë por nuk shoh më ndonjë gjë të madhe. U goditën deri në maj, u godit boshti më i fuqishëm i krimit në Shqipëri”, tha Dervishi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026