Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli vijon bombardimet, rritet presioni ndaj Netanyahu
Sulme të ndryshme izraelite në Gaza kanë lënë disa dhjetëra persona të vrarë. Më i rëndi i sulmeve ka qenë ai ndaj një godine të banuar pranë spitalit “Kamal Aduan”, në veri të Gazës, ku mbetën të vrarë 28 persona. Ndërkohë, viktimat e tjera u verifikuan në sulmet ndaj kampeve të refugjatëve.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari njoftoi se një trup i katërt i pengjeve izraelite ishte rikuperuar, një ditë pasi trupat hebraike kishin marrë trupat e tre pengjeve të tjera.
Mbrëmjen e së shtunës, në Tel Aviv, mijëra qytetarë u mblodhën për të kërkuar zgjedhje të reja dhe largimin e kryeministrit Netanyahu. Duke mbajtur banera dhe duke bërtitur parulla të ndryshme, protestuesit kërkuan edhe lirimin e dhjetëra pengjeve që vazhdojnë të mbahen në Gaza.
Ndërkohë, ministri i kabinetit të luftës, Benny Gantz kërcënoi se do të japë dorëheqjen nëse kryeministri Netanyahu nuk harton një plan për periudhën e pasluftës për në Rripin e Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West