2.5 mld $ për sigurinë, Polonia rrit mbrojtjen në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

19 Maj 2024 | 13:47

Qeveria në Poloni po investon rreth 2.5 miliardë dollarë për të rritur sigurinë dhe kapacitetet mbrojtëse në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kryeministri Donald Tusk deklaroi se punët për projektin “Mburoja Lindore”, që parashikon ngritjen e fortifikimeve ushtarake, tashmë ka nisur.

Polonia ndodhet në krahun lindor të NATO-s dhe për Tusk, kjo përbën një përgjegjësi për sigurinë evropiane.

“Kemi vendosur të investojmë 2.5 miliardë dollarë për sigurinë tonë dhe mbi të gjitha për sigurinë në të gjithë kufirin lindor”, tha Tusk përpara ushtarëve, të mbledhur në jug të vendit për të shënuar 80-vjetorin e fitores së aleatëve kundër nazistëve.

Qeveria e mëparshme e krahut të djathtë ngriti një mur prej 400 milionë dollarësh në kufi me Bjellorusinë, për të ndalur fluksin masiv të emigrantëve që nisi në vitin 2021. Por qeveria e re pro-evropiane deklaron se masat kanë nevojë të përforcohen.

Polonia është një aleate e rëndësishme e Ukrainës kundër fushatës ushtarake ruse.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026