Veliaj mbyll vizitën në Japoni: Më shumë bashkëpunim në biznes, turizëm e politikë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përfunduar vizitën dy ditore në Tokio të Japonisë, ku ka promovuar Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana” si dhe ka zhvilluar një sërë takimesh, duke rikonfirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Vizitën zyrtare ku përfaqësoi edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana, Veliaj e nisi këtë të shtunë me një takim me kryetaren e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike, të cilën e konsideroi një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit.
“Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë, Yuriko Koike – jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit, siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë”, shkruan Veliaj.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua pjesëmarrjes në samitin e Teknologjisë në Tokio ku u prezantua projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana) një projekt që synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar.
Gjatë vizitës zyrtare, kryebashkiaku Veliaj është takuar edhe me kryetarin e Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze, Minoru Kiuchi.
“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e mirë, Minoru Kiuchi, kryetari i Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze! Mezi pres më shumë bashkëpunime midis Tokios dhe Tiranës në biznes, turizëm dhe politikë”, shkruan Veliaj.
Po ashtu kryebashkiaku Veliaj u prit edhe komuniteti shqiptar atje që jep një kontribut të veçantë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve”, shkruan ai në rrjetet sociale
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)