Erion Braçe: Lufta Nacionalçlirimtare duhet t’u duket “Rock” të rinjve
Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, zëvendëskryeministri Erion Braçe mbrojti çështjen e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe faktin se ajo mbetet si pikë kryesore e Partisë Socialiste.
I pyetur se sa mund t’i përfshijë të rinjtë tema e luftës, Braçe u përgjigj duke theksuar se “e bezdis toni shpërfillës për Luftën Nacionalçlirimtare”.
“[Toni shpërfillës ndaj Luftës] injektohet nga një kategori që doli e turpëruar nga lufta dhe nuk ishte zgjedhja e atyre që bënë luftën që të turpëroheshin këta, ishte zgjedhja e atyre që vendosën që të ishin në krahun e gabuar në atë luftë, në atë histori që për mua është e lavdishme, dhe po ju them… nëse nuk u duket ‘Pop’, duhet t’ju duket ‘Rock’ lufta anti-fashiste nacionalçlirimtare,” – tha Braçe.
Zëvendëskryeministri tha se projekti i Bashkimit Evropian i kishte bazat te lufta antifashiste.
“Kur ndihen krenar italianët për rezistencën e tyre kundër fashizmit, kur ndihen krenar francezët, kur kërkojnë ndjesë gjermanët e sotëm për atë që bënë gjermanët e hershëm ndaj popujve të tjerë […] pse ne nuk duhet të ndihemi krenar që u çliruam me forcat tona?!” – vijoi Braçe duke theksuar se për Shqipërinë emancipimi i gruas nisi pikërisht gjatë luftës.
Zëvendëskryeministri këmbënguli se kjo tematikë ngjit më shumë se temat e “realityshow” që zënë ditët e sotme mediat. Braçe tha se antifashizmi nuk është nostalgji, por realitet “për sa kohë populizmi është gjithmonë në pritje te dera”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Braçe: Jemi detyruar të mbajmë kontrata konçensionare që po u prishën i bëjnë dëm shtetit
- Erion Braçe me objektiva të qartë: Në Fier luftojmë për 11 mandate
- ”Thonë se kam harruar që jam pjesë e qeverisë”, Erion Braçe tregon se si do të ishte si opozitar
- Erion Braçe: Pritja e Bashës në Fier nuk ishte entuziaste por kriminale, pasi rrezikon jetë njerëzish
- Erion Braçe kujton Bashkim Finon, momentet e njohjes dhe cilësitë që kishte
- A vendos Rama fatin politik të figurave në PS? Si përgjigjet zv.kryeministri Erion Braçe
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania