Partizani-Egnatia për titull, finalja e madhe e “Final 4” të dielën
Dy ndeshje për 1 gol që Final Four të konfirmonte klasifikimin e sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore. Partizani të premten dhe Egnatia të dielën siguruan Finalen e Madhe që do të zhvillohet më 26 Maj në orën 19:00 në Air Albania. 48 orë pas finalës së vogël që do të vërë përballë Vllazninë dhe Skënderbeun.
Nëse kampionët në fuqi fituan minimalisht me Bintsoukan, dy herë fituesit rradhazi të Kupës së Shqipërisë dhe fituesit e sezonit të rregullt, u mjaftuan me rregullin e përcaktuar në formulën e kampionatit. Skuadrat e renditura më mirë mirë mund të shkojnë në Finale edhe duke barazuar.
Egnatia e zhbllokoi sfidën me Zejnullain, por VAR shuajti gëzimin e rrogozhinasve. Përpara pushimit ishte Gruda që mund të shënonte për Vllazninë. Në pjesën e 2’të ishte sërish Zejnullai që vuri në provë portierin Qarri. Ndërsa shënuesi më i mirë i sezonit të rregullt ishte i pafat për shkodranët. Gjuajtja e Balaj përfundoi mbi traversën e portës së mbrojtur nga Sherri.
Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Egnatia fitoi të drejtën për të luajtur ndaj kampionëve në fuqi përballë të cilëve do të tentojë një titull historik për një sezon të tillë me dy trofe.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania