Nxori dokumente sekrete, Assange fiton të drejtën për të sfiduar ekstradimin në SHBA

20 Maj 2024 | 16:27

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, mund të bëjë një apel të ri kundër ekstradimit në SHBA, ka vendosur Gjykata e Lartë në MB.

Sipas mediave të huaja, atij iu dha leja për të apeluar kundër urdhrit që ai të dërgohej në SHBA për të dalë në gjyq për nxjerrje të sekreteve ushtarake.

Vendimi do të thotë se Assange do të jetë në gjendje të kundërshtojë garancitë e SHBA-së mbi mënyrën se si do të zhvillohet gjykimi i tij i mundshëm dhe nëse e drejta e tij për lirinë e fjalës do të cënohej.

Avokatët e Assange u përqafuan me njëri-tjetrin në gjykatë pas këtij vendimi të fundit në sagën ligjore.

Ata kanë argumentuar se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht.

Në një vendim të shkurtër mëngjesin e sotëm, dy gjyqtarë të lartë i dhanë leje për të apeluar kundër një urdhri të mëparshëm, duke vendosur se atij duhet t’i jepet një apel i plotë në MB.

Assange i ka rezistuar ekstradimit nga Britania e Madhe për më shumë se një dekadë, pasi uebfaqja e tij Wikileaks publikoi mijëra dokumente konfidenciale amerikane në 2010 dhe 2011.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026