Shtëpia e Bardhë bisedon me Izraelin për alternativat e operacionit në Rafah

20 Maj 2024 | 22:38

Zyrtarët izraelitë e kanë informuar këshilltarin për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, lidhur me “qasjet e reja alternative” për operacionin në qytetin në jug të Gazës, Rafah, pas shqetësimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan u tha zyrtarëve se bisedimet mes Izraelit dhe Egjiptit për hapjen e pikëkalimit në Rafah janë thelbësore për të mundësuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë.

Më 20 maj, Sullivan u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, liderin e opozitës, Yair Lapid, dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më herët gjatë ditës deklaroi se gjatë takimit me Sullivanin ka thënë se shteti i tij do të zgjerojë operacionet në Rafah.

Vizita e Sullivanit në Izrael u realizua dy javë pasi ushtria izraelite po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rafah dhe në kohën kur Izraeli ka intensifikuar bombardimet në këtë qytet.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kundërshton një pushtim të plotë të Rafahut, për shkak të frikës të dëmit që mund t’i shkaktohet civilëve që janë të strehuar atje.

Operacionet ushtarake izraelite në pjesët lindore të qytetit veçse kanë detyruar më shumë se 810.000 palestinezë të shpërngulen, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

“I theksova [Sullivanit] detyrën e Izraelit për të zgjeruar operacionin tokësor në Rafah, për të shkatërruar Hamasin dhe për të kthyer pengjet”, shkroi Gallant në X, që më herët njihej si Twitter, shkruan REL.

Lufta në Gazë ka nisur pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës

Brazili nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e vet ekonomik dhe politik, tha Presidenti Luiz...
09:05 | 17/07/2026

OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme

Kostoja globale e një diete të shëndetshme është rritur me 25% gjatë pesë viteve të fundit, duke tejkaluar kufirin e varfërisë ekstreme dhe duke e...
09:03 | 17/07/2026

Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh

Nisja provë e mega-raketës Starship të kompanisë SpaceX u ndërpre në sekondën e fundit të enjten, pasi disa nga motorët nuk u ndezën, duke detyruar...
08:58 | 17/07/2026