Gjyqi ndaj Trump, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat

21 Maj 2024 | 13:09

Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po drejton gjyqin mbi një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, të ndalë kalimin e çështjes tek juria dhe të rrëzojë akuzat pasi prokurorët përfunduan paraqitjen e provave.

Gjykatësi Juan M. Merchan nuk vendosi menjëherë për kërkesën e mbrojtjes, e cila erdhi në fund të një dite të nxehtë që përfshinte pranimin nga dëshmitari kryesor i prokurorisë për vjedhje të dhjetëra mijëra dollarëve nga kompania e Trump dhe zemërimin e gjykatësit me një dëshmitar të mbrojtjes që çoi në nxjerrjen për një kohë të shkurtër të gazetarëve nga salla e gjyqit, shkruan VOA.

Gjyqi do të rifillojë të martën me vazhdimin e dëshmisë nga Robert Costello, një ish-prokuror federal që mbrojtja shpreson ta përdorë për të sulmuar besueshmërinë e ish avokatit të Trump, Michael Cohen.

Cohen është dëshmitari i fundit, të paktën tani për tani, për prokurorët, të cilët po përpiqen të vërtetojnë akuzat se Trump u përpoq të fshihte historinë e marrëdhënies jashtëmartesore me Daniels dhe më pas falsifikoi të dhënat e biznesit për t’i mbuluar ato si pjesë e një skeme për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Mbrojtja e ka portretizuar Cohen si një gënjeshtar të fiksuar tek mediat, i cili është në një mision hakmarrjeje që synon dëmtimin e ish- Presidentit Trump.

Pas largimit të anëtarëve të jurisë nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës Todd Blanche i tha gjykatësit se prokurorët nuk arritën të vërtetonin akuzat dhe se ato duhet menjëherë të rrëzoheshin. Avokati Blanche iu lut gjykatësit që “të mos e lejojë këtë çështje t’i shkojë jurisë duke u mbështetur në dëshminë e Cohen”.

Gjykatësi u shfaq i pandikuar nga argumenti i mbrojtjes, duke pyetur avokatin nëse ai besonte se “si një çështje ligjore, ky person nuk është aq i denjë për t’u besuar se nuk duhet as të merret parasysh nga juria?”

“Ju thatë se gënjeshtrat e tij janë të pakundërshtueshme”, u përgjigj gjykatësi. “Por ju mendoni se ai do të mashtrojë 12 njujorkezë që ta besojnë këtë gënjeshtër?”

Kërkesa e avokatëve mbrojtës të Trump erdhi pas një skene kaotike, të shkaktuar nga zemërimi i gjykatësit me sjelljet e dëshmitarit Robert Castello, që çoi në nxjerrjen e përkohshme të gazetarëve nga salla e gjyqit.

Castello, ish-prokuror federal në Nju Jork, dëshmoi se Cohen i kishte thënë atij se Trump “nuk dinte asgjë” për pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.

“Michael Cohen ka thënë disa herë se Presidenti Trump nuk dinte asgjë për ato pagesa, se ai i kishte bërë ato vetë, dhe ai e ka përsëritur këtë disa herë”, tha zoti Castello para anëtarëve të jurisë. Ai do të paraqitet sërish në gjykatë të martën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026