Turi i çiklizmit në Shqipëri, serbët zënë vendin e parë e të dytë, gjermani i treti

21 Maj 2024 | 17:26

Edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë në Çiklizëm nisi këtë të hënë me etapën e parë. Çiklistët e 15 skuadrave të ndryshme garuan drejt Korçës në një distancë prej 161.6 km.

Serbi Dordje Duriç është fitues i etapës së parë të rrethit çiklistik me 4 orë, 3 minuta e 15 sekonda duke lënë në vend të dytë bashkëkombasin Marko Stankoviç dhe në vend të tretë gjermani Lenard SternsDorff.

Një garë plot rivalitet, ku në dukje ishte gjermani ai që mund të rrëmbjentë vendin e parë, por, në 15 km e fundit serbi Duriç, arriti të kalojë i pari, pasi e njihte mirë terrenin pasi kishte garuar me pare ne këto rrugë.

“Ishte etapë e vështirë, rrugët ishin të vështira, kishte shumë ngjitje por ja dola. Ishte e vështirë në momentet e fundit sepse fuqia duhet të ishte në maksimum por pata mbështetjen e grupit tim ndaj edhe sot fitova”, tha Dordje Duriç.

Nga ana tjetër Stankoviç I vendit të dytë pas garës ka bërë të ditur se nuk ka patur mbështetjen e çiklistëve të tjerë e për këtë e kishte të pamundur për të kaluar i pari finishin

“Pas 30 km ecje u përpoqa të sulmoj çiklistin e parë por nuk pata shumë mundësi sepse ai pati mbështetjen e grupit të vet. Në ngjitjen e fundit më kapi dhe ekipi mbrapa e kjo bëri që lodhja të ishte e madhe. Gara ishte e vështirë por duhet të jem i sinqertë që çiklisti serb e meritoi sot”, tha Marko Stankoviç.

Pjesë e rrethit çiklistik janë çiklistët e ekipeve përfaqësuese të Serbisë, Greqisë, Austrisë, Bullgarisë, Holandës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë është Korçë – Elbasan, 120 km.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026