Pse u bashkuan 7 bandat? Softa: Droga, pronat dhe lojërat e fatit krijuan aleancat

21 Maj 2024 | 20:45

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Softa bëri një analizë se si kanë bashkëpunuar këto grupe me njëra-tjetrën:

“Nga këto përgjime ka dalë që grupet bashkëveprojnë në tre elementë, për pronat, për lëndët narkotike dhe për lojërat e fatit. Kjo i ka bërë këto 7 grupe të jenë bashkë, të jenë bashkë e të flasin për vlera të mëdha.

Nëse u tha në këtë aksion u kapën 3 milionë euro, kjo unë mendoj është diçka shumë kalimtare në raport me vlerat reale që bota kriminale, ka por me 3 milionë euro ti mund të paguash në një vit 2500 pensionist, mund të paguash 500 punonjës policie, rrogën e tyre. Ne po flasim për qindra milionë euro, të cilat janë dëme të shkaktuara në këtë shoqëri. Shoqëria nuk matet vetëm te vrasjet dhe te atentatet, por edhe te dëmi ekonomik”,-tha Softa.

Ai tha se në veprimtaritë kriminale të këtyre grupeve, patjetër që ka ndihmë edhe nga forca të pushtetit duke marrë pjesë dhe në fushata zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026