Sulm në bregun perëndimor| Vriten 7 palestinezë, mes tyre një doktor dhe një i mitur
Shtatë palestinezë, përfshirë një doktor, janë vrarë nga forcat izraelite gjatë një operacioni në Jenin, në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë. Mjeku Ased Jabaren, 50 vjeç, u qëllua për vdekje teksa shkonte në punë, kanë bërë të ditur burimet palestineze.
Gjithashtu, kanë vijuar burimet, edhe një djalë i vogël palestinez mbeti i vrarë teksa po udhëtonte me biçikletë.
Nga ana e saj, ushtria izraelite ka deklaruar se po heton të dhënat. Më herët ajo kishte njoftuar nisjen e një operacioni anti-terror në Jenin dhe se gjatë tij disa persona të armatosur ishin qëlluar.
Në Bregun Perëndimor ka pasur një rritje të dhunës që nga nisja e luftës në Rripin e Gazës, e nxitur nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
OKB thotë se të paktën 480 palestinezë, anëtarë të grupeve të armatosura, janë vrarë në incidentet e armatosura të lidhura me konfliktin në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor.
Në territorin në fjalë janë vrarë gjithashtu 10 izraelitë, mes të cilëve 6 anëtarë të forcave të sigurisë.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka bërë gjithashtu të ditur se ka vrarë përmes një sulmi të koordinuar një komandant të rëndësishëm të Hezbollahut në Liban.
Sulmi ishte një reagim ndaj një agresioni të mëhershëm me raketa të bërë nga lëvizja islamike ndaj shtetit hebre.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë