Rënie historike e konsumit, pasiguritë dhe frika nga pandemia kufizuan blerjet në popullatë

1 Prill 2021 | 09:12

Konsumi i popullatës ka shënuar rënie gjatë vitit që lamë pas, për herë të parë që nga viti 1990.

Pandemia e COVID-19 u shoqërua me një krizë, e cila ndryshoi mënyrën e sjelljes së konsumatorëve, të cilët kufizuan blerjet në disa kategori mallrash, si barna e ushqime.

Sipas të dhënave të INSTAT, konsumi final i popullatës shënoi rënie me 2.34%, dhe kjo lidhet ngushtë me humbjen e vendeve të punës dhe pasiguritë për të ardhmen.

Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare ka pësuar një recesion në nivelin 3.31% gjatë vitit 2020, vit i cili u shoqërua nga pasojat e tërmetit dhe pandemia COVID-19.

Pavarësisht pritshmërive, tkurrja e ekonomisë rezulton në nivele më të ulëta, sesa ajo që parashikonin institucionet financiare ndërkombëtare, që llogarisnin recesion nga -6% deri në -9%.

Ndikim në këtë nivel sipas INSTAT ka dhënë tremujori i fundit, i cili rezultoi me rritje prej 2.99%. Sektorët më kontribut pozitiv ishin ndërtimi, i nxitur nga procesi i rindërtimit, por edhe shëndetësia e cila njohu rritje të ndjeshme të shpenzimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026