Rënia e konsumit, Klodian Muço shprehet se viti 2021 do jetë pak më problematik sesa 2020

1 Prill 2021 | 10:30

Sipas të dhënave të INSTAT, konsumi final i popullatës shënoi rënie me 2.34% gjatë vitit 2020.

Për këtë situatë Klodian Muço, ekspert ekonomie u shpreh në Euronews Albania se rënia e konsumit ishte e pritshme gjatë vitit 2020.

“Ishte diçka e parashikueshme që nga një anë të kishim një rritje të lartë të papunësisë, 57 mijë të deklaruar në 3 mujorin e dytë dhe në tremujorin e tretë shifrat vazhduan që të kishim humbje të punësimit në raport më 2019. Nga ana tjetër kishim reduktim të rrogave,  në të tilla kushte ishte më e pritshme rënia e konsumit”, u shpreh zoti Muço.

Ai tregoi më tej konsumi gjatë vitit të kaluar ra më tepër sesa në 1997.

“Kjo tregon që situata ekonomike e Shqipërisë, mirëqenia është shumë e vështirë. Kjo tregon se shqiptarët janë varfëruar shumë”, u shpreh ai më tej.

Sipas parashikimit të bërë nga eksperti i ekonomisë, ecuria e 2021 do jetë pak më problematike sesa është 2020.

“Sigurisht që do të kemi rritje ekonomike, rritja me 5% do të jetë e vështirë. Jemi në një vit elektoral, kjo tregon një rritje të fluksit të investimeve. Një problem që shfaqet gjatë 2021 është rritja e investimeve publike me anë të borxhit publik, borxhi publik ka arritur më 80%”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Ekonomia u tkurr 3.3 %, INSTAT: Ndikimi nga pandemia, efektet u zbutën në fund të vitit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026