Egjipti kërcënon të tërhiqet nga ndërmjetësimi midis Izraelit dhe Hamasit

23 Maj 2024 | 10:03

Egjipti kërcënoi sot se do të tërhiqej nga ndërmjetësimi midis lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe Izraelit për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, pasi televizioni amerikan CNN raportoi se Kajro kishte ndryshuar kushtet e armëpushimit, përpara se draft-marrëveshja t’i dorëzohej Hamasit.

Kreu i Shërbimit të Informacionit Shtetëror të Egjiptit (SIS), Dia Rashwan, tha se pretendimi ishte “i lirë nga çdo informacion apo fakt”.

“Ky pretendim nuk bazohet në asnjë burim të besueshëm gazetaresk në përputhje me rregullat e njohura ndërkombëtare profesionale gazetareske”, ka theksuar ajo në një intervistë për televizionin “Al Cairo”.

Rashwan deklaroi se Egjipti “i hedh poshtë kategorikisht” këto akuza dhe theksoi se akuza të tilla vetëm do ta komplikojnë situatën dhe se palët që i bëjnë këto akuza e bëjnë këtë për të shmangur marrjen e vendimeve vendimtare në negociata, transmeton “Al Jazeera”.

“Egjipti i ka kërkuar Izraelit që t’u kthejë kontrollin e kalimit kufitar tokësor Rafah, në kufirin midis Sinait dhe Rripit të Gazës, te palestinezët për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare”, tha Rashwan.

Kajro kërkon një prani palestineze në vendkalimin Rafah në anën e Gazës për të lejuar kalimin e kufirit të autokolonave të ndihmave dhe Rashwan deklaron se “Egjipti refuzon të njohë legjitimitetin e pushtimit të Izraelit në anën palestineze të kalimit”. Deklarata e Rashwan ishte në përgjigje të një raporti të CNN në të cilin tre burime anonime thanë se zyrtarët e inteligjencës egjiptiane kishin ndryshuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme që iu dërgua Hamasit për shqyrtim, raportoi Al Jazeera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026