Apeli i Posaçëm cakton datën e nisjes së procesit për inceneratorin e Elbasanit

23 Maj 2024 | 10:36

Apeli i Posaçëm caktoi datën e nisjes së procesit për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e parë do të mbahet me 5 qershor, ndërsa trupi gjykues përbëhet nga Ilirijana Olldashi, Saida Dollani dhe kryesuese Ingerta Hysi.

Tetorin e kaluar ish-ministri Lefer Koka u dënua me 5.8 vite burg, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm.

Me 6 vite e 8 muaj burg u dënuan edhe administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe 4.8 vite Stela Gugallja.

Ndërsa anëtaret e komisionit të vlerësimit të ofertave Pëllumb Abeshi e Jonida Zeqo me nga 4.8 vite burg. Vendimi është ankimuar nga të dënuarit që kërkojnë pafajësi, por edhe nga SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026