Kosova miraton disa marrëveshje ndërkombëtare, edhe atë për kredi për banimin social

23 Maj 2024 | 15:10

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 23 maj miratuan disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë edhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg, veterinar, farmacist dhe mami brenda gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe marrëveshjen për kredinë për projektin për banim social.

Sipas ligjit në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.

Marrëveshja e parë e miratuar e cila mori 92 vota të deputetëve, ishte ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale të sektorit të shëndetësisë.

Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë dhe të realizojnë këtë në kushte jo më pak të favorshme sesa në shtetin pritës.

Kuvendi po ashtu miratoi marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE).

Pro kësaj marrëveshje votuan 80 deputet, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në prezantimin e kësaj marrëveshjeje, ministri i Financave Hekuran Murati tha se kjo kredi është për projektin “banimi social adekuat” dhe kap vlerën 25 milionë eurove.

“Marrëveshja përfshin ngritjen e numrit të njësive për banim social që mund të bëhet duke rinovuar banesat sociale ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave sociale”, tha ministri Murati.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila është zgjedhur në mars të vitit 2021, ka premtuar ndërtimin e 4.000 njësive banesore dhe përparësi do të kishin çiftet e reja.

Me kërkesë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, në rend dite u futën edhe tri marrëveshje ndërkombëtare, të cilat u miratuan.

Deputetët votuan pro marrëveshjes për bashkë financimin për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020 dhe si marrëveshjen ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut.

Marrëveshjet ndërkombëtare kishin mbetur të bllokuara tash e disa muaj për shkak të mospajtimeve mes opozitës dhe pushtetit, shkruan REL.

Javën e kaluar, ky ngërç ishte tejkaluar duke u votuar disa marrëveshje përfshirë një marrëveshje ushtarake me Turqinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026