“Putin do e lirojë për mua”- Kremlini mohon pretendimin e Trump për gazetarin e SHBA

23 Maj 2024 | 17:27

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që është kandidat për president nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale, pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta lironte “pothuajse menjëherë” gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pas zgjedhjeve, nëse ai fiton.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump nuk dha detaje se si ai do të lehtësonte lirimin e Gershkovichit, por tha vetëm se Putin “do ta bënte këtë për mua”.

Pas këtij postimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin nuk kanë pasur asnjë kontakt. Ai shtoi se duhet “një heshtje e plotë” për të “arritur rezultate” për çdo këmbim të të burgosurve.

Gershkovich është në burg në Rusi që nga marsi i vitit të kaluar. Autoritetet ruse e akuzojnë për spiunazh, shkruan REL.

Si Gershkovich, ashtu edhe gazeta ku ai punon mohojnë akuzat, duke thënë se gazetari 32-vjeçar po bënte punën e tij si gazetar i akredituar kur u arrestua.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026