Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Berishës, Manjani: Është ulëritëse! Lexoni ligjin

23 Maj 2024 | 21:41

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erlan Mëhillin” në Euronews Albania ku shpjegoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka thyer ligjin se ka futur njerëz në banesën e tij.

Duke iu referuar nenit 270 të kodit të procedurës, Manjani tha se ligji është shumë i qartë dhe nuk ka fare nevojë për interpretim.

“Tani jemi te ora e shkrimit dhe këndimit, nuk ka nevojë për interpretim. Me vendimin e arrestit në shtëpi Gjykata urdhëron të pandehurin, ky është ligji i shkruar, jo Irena Gjoka, të mos largohet nga shtëpia, jo të mos lejojë të tjetërt në shtëpi. Të kërcet tjetri në derë, ç’do i thotë, s’të takoj se nuk më lë gjykata.  Kjo është e shkruar me ligj.

Lexoni ligjin! Thotë të mos largohet nga banesa, jo të mos i hyjnë në banesë. Po sikur të ishte në burg e ta vizitojnë në burg, ç’do i thonë?! Ke shkelur masën e arrestit? Ou, ka logjikë këtu apo nuk ka logjikë. Gjykata e Lartë e këtij vendi nuk lexon ligjin. Çmenduri! Është ulëritëse, unë bërtas shumë pak”,-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026