English

“Ja të vdesim, ja të rrojmë, motoja jonë”- Berisha përshëndet Metën dhe protestuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkua mbrëmjen e kësaj të shtune protestës së Rithemelimit në rrugën Mustafa Matohiti, poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

- Advertisement -

Në fjalën përshëndetëse nga ballkoni, ish-kryeministri Berisha shprehu urimet e përzemërta për praninë e Metës, si dhe për anëtarët e Konventës së partisë së Lirisë për ndryshimet që miratuan në statut.

“Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë dhe anëtarëve për konventën e betejës fitimtare

Mirëmbrëma, përshëndetjet më të zjarrta luftëtarëve të lirisë, qëndrestarëve të pamposhtur.

Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë, anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj për konventën historike, konventën e kthesës, konventën e betejës fitimtare.

Një përshëndetje të përzemërt zonjës së nderuar, atdhetares së flaktë, intelektuales, bashkëpunëtores të ngushtë të presidentit Rugova, zonjës Edita Tahiri.

Një nderim të madh, të veçantë heroit të vërtetë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, Ylli Bodinakut, vepra e të cilit është sot më frymëzuese se kurrë.

Miqtë e mi, Ylli Bodinaku është ai qëndrestar, ai qytetar, ai shqiptar që vendosi në emër të lirisë të niset drejt vdekjes, nën moton o sot o kurrë dhe theu në Tiranë, Murin e Berlinit.

Ylli Bodinaku kur ndërmori aktin e tij nuk kishte mbrapa një parti, kishte idealet e tij dhe kauzën e drejtë për të cilën ai vendosi të sakrifikojë dhe jetën pa marrë parasysh asgjë sepse i tha vetes, ose i lirë dhe me dinjitet, ose i vdekur. Kështu nuk durohet”, tha Berisha.

Berisha ftoi simpatizantët se është koha që të mbrojnë dinjitetin e tyre me çdo kusht. “Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë”, tha Berisha në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në protestë.

“Se koha është e atyre që vendosin të mbrojnë dinjitetin, me çdo çmim, me çdo kusht.

Koha është e atyre që i thonë vetes, ata që po na poshtërojnë në këtë mënyrë, ata që nuk njohin kufi në armiqësinë ndaj nesh, do përballen me zemërimin tonë, zemërimin e pakufishëm, zemërimin gjer në fitore.

Edhe njëherë këtu para jush kam një përshëndetje të përzemërt për ata burra dhe gra, por veçanërisht për ato zonja, nëna, motra që çanë barrikadën të premten e kaluar, përmbysën barrikadën që mbronte hajdutët.

Nderim të madh.

Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë ne!

Miqtë e mi, a mundet që njerëzit e idealeve, a mundet që qytetarët patriotë, atdhedashës, a mundet që qytetarët liridashës të shtypen, të poshtërohen nga një grusht hajdutësh të shpifur?

Kurrë nuk duhet të pranojmë!

Të gatshëm për çdo sakrificë.

Secili nga ne të mos harrojë himnet tona, ato kanë qenë motivi, lajtmotivi i ekzistencës së shqiptarëve.

Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?