Meta i bashkohet protestës së Berishës, gazetari: Si duan të rishpikin veten e tyre

27 Prill 2024 | 20:56

Në emisionin Review në Euronews Albania u analizua këtë të shtunë Konventa e Partisë së Lirisë dhe bashkimi i Ilir Metës me protestën poshtë ballkonit të Sali Berishës.

I ftuar në studio, gazetari Flogert Muça, tha se e vetmja mënyrë që Berisha dhe Meta të mbijetonin në politikë dhe të merrnin kontrollin e partive të tyre ishte që të shpallnin armik të brendshëm dhe të jashtëm, njësoj si ish-lideri komunist Enver Hoxha.

Muça theksoi se të dy liderët e opozitës shpallën armiq të jashtëm ndërkombëtarët dhe armiq të brendshëm shpallën respektivisht Sali Berisha-Lulzim Bashën dhe Ilir Meta-Monika Kryemadhin.

Gazetari tha se Meta dhe Berisha nuk po e shpëtojnë opozitarizmin, por po e mbajnë peng atë.

“E vetmja mënyrë që Sali Berisha dhe Ilir Meta të rikthehehshin aty ku ishin, ishte që t’u thoshin shqiptarëve dhe anëtarëve të PD dhe PL që vetëm ata mund t’i shpëtojnë partitë respektive. Dhe shpallën armiqtë e jashtëm, ndërkombëtarët, njësoj si Enver Hoxha. Dhe shpallën dhe armiqtë e brendshëm, Kadri Hazbitë e tyre, Berisha shpalli Lulin dhe Meta shpalli Brahimllarin. Ilir ka shkuar pak më tutje se Enveri se dhe Nexhmien e tij, Monikën, e ka shpallur armike të partisë. Dalin aty dhe bëjnë këtë që po bëjnë. Kauzën që kanë që është shpëtimi i opozitarizmit, është e kundërta në fakt këta kanë marrë peng opozitarizmin. Nuk janë këta opozita, kur mua më thua Sali Berisha dhe Ilir Meta unë nuk dalë farë të votoj, këta kanë 30 vite aty”, tha Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026