Turizmi| Kasa: Kërkesat janë në rritje, duhen resorte të mëdha dhe me standarde

24 Maj 2024 | 16:30

Fluksi i turistëve që vizitojnë Shqipërinë kërkon resorte më të mëdha hoteliere dhe më shumë staf të kualifikuar. Në nisje të sezonit të ri, ekspertët e Turizmit thonë se bizneset duhet të mendojnë më shumë për standardet që ofrojnë sesa për rritjen e çmimeve.

Sezoni veror është hapur, turistët janë shtuar, por strukturat akomoduese, mbeten po njësoj. Shtëpi me qira ditore, po plotësojnë një pjesë të tregut, por përsëri nuk është mjaftueshëm për shifrat e të huajve që pritet të vijnë.

“Duhen ndërtuar hotele të reja me numër të madh dhomash, resorte të mëdha që ti përgjigjej kërkesës…kapacitetet akomodeuse janë të ezauraura, mbi 90% janë të ezaurara, pra kërkesa më e lartë se oferta…”-tha Rrahman Kasa, kryetar i unionit turistik shqiptar.

Problem në vendin tonë, vijon të jetë mungesa e fuqisë punëtore. Për sipërmarrësit, kjo mbetet sfida më e madhe, sidomos për ata që presim turistët individuale.

“Ka struktura që kanë mbajtur stafin dhe pse s’kanë pasur punë, por kemi të tjera, që nuk kanë staf hotele të reja dhe nuk është e zgjidhur…sa i përket turizmit të organizuar, strukturat e kanë zgjidhur këtë problem, por sa i përket atyre indivuduale, që bën 90% të turizmit”,-tha tha Rrahman Kasa, kryetar i unionit turistik shqiptar.

Shqipëria nga viti në vit, po merr vëmendjen e operatorëve turistike të huaj, duke sjellë paketa “ALL EXLUSIVE”, çdo gjë e përfshirë. Megjithatë për të qenë në të njëjtën standard me resorte në Turqi, Greqi, kërkon investime të mëdha.

“ka një kërkese të shtuar për ketë lloj shërbimi, por jo të gjithë hotelet mund ta ofrojnë. sepse kapacitet e vogla të dhomave që kanë.. duhet të kesh një numër të caktuar dhomash të dalë kostoja e madhe, të kesh hapësira të mëdha, ku të shërbehet…”,- tha Rrahman Kasa, kryetar i unionit turistik shqiptar

Turizmi është imazh dhe sigurimi i komenteve pozitive, nga të huajt është pika kyçe për ta kthyer Shqipërinë në kryefjalën e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026