Aplikacion për rrugët| Kontrolle dhe investime në funksion të sigurisë, strategjia
Zhvillimi i turizmit në vend ka krijuar nevoja të reja për rrjetin rrugor në vend. Për këtë arsye qeveria po merr masa jo vetëm me hapjen e rrugëve të reja, por edhe me menaxhimin e tyre përmes teknologjisë.
Zhvillimi dhe përdorimi i rrugëve me efikasitet, do t’i shërbejnë turizmit, i cili po njeh rritje të shpejtë nga viti në vit. Për këtë arsye, qeveria ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të gjithë përdoruesit, madje duke ngritur edhe një aplikacion që do t’i ndihmojë ata në kohë reale.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se nevoja për rritjen e rrjetit rrugor në vend ka ardhur si kërkesë e turistëve të huaj, të cilët kanë nevojë të informohen si të kalojnë nga një destinacion në tjetrin.
“Nevoja për ritransportin ka lindur si kërkesë e turistëve të huaj, të cilët vijnë në Shqipëri dhe kanë nevojë të informohen sesi të kalojnë nga një destinacion në tjetrin”, tha Balluku.
Në Shqipëri pritet të qarkullojnë këtë vit, rreth 4.5 mln mjete dhe për këtë arsye do të punohet për menaxhimin e trafikut dhe kontrolle të tjera.
Ministrat folën edhe për rrugët e reja që do të hapen këtë vit, si Tuneli i Llogarasë apo Thumanë Kashar dhe investimet që do të bëhen në vazhdim në funksion të qarkullimit të sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta